Skip to content

Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, si parashikohet moti për sot! Ja kur nisin reshjet e shiut, temperaturat deri në 1 gradë Celsius

moti reshje vranesira diell

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezentë në orët e pasdites fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht në orët e mbrëmjes do të shtrihen edhe përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje 8m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 14°C

në zonat e ulëta 1 deri 21°C

në zonat bregdetare 6 deri 21°C

“”