Kushte të qendrueshme atmosferike/ Parashkimi i motit për sot

1631859350_moti.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Vendi ynë u ndikua sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike me vlera të larta barike dhe masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore. Moti ka qenë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Era ka fryrë me drejtim verilindje – juglindje 1-7m/sek, ndërsa në bregdet dhe zonat luginore hera herës deri në 10m/sek. Valëzimi në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat u regjistruan nga 1 grad celcius në vlerat e mëngjesit deri në 23 grad celcius në ato të mesditës.

Po ashtu edhe për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Nëpër lugina do të ketë në orët e mëngjesit mjegullinë si dhe vesë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-7m/sek ndërsa në bregdet 8-10m/sek. Valëzimi në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen me rrtije të lehtë në të dyja vlerat nga 2 grad celcius në ato të mëngjesit deri në 24 grad celcius në ato të mesditës.Në rajonin e Ballkanit po ushtron veprimin fusha e presionit të lartë atmosferik. Moti në pjesën më të madhe të rajonit do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Për shkak të masave ajrore të ftohta temperaturat do të kenë tendencë rënie në të gjitha vendet duke ju afruar ngricës. Nëpër lugina do të jetë e pranishme mjegulla e mjegullina si dhe vesa e mëngjesit.

Britani, Islanda vendet Skandinave do të ndikohen kryesisht nga kalime frontale të cilat do të sjellin reshjeje erëra të forta si dhe rënie temperaturash. Po kështu në brigjet e Mesdheut do të vijojë ndikimin cikloni i cili do të mbajë me reshje erë të fortë jugun e Italisë dhe një pjesë të detiti Mesdhe. Pjesa tjetër e kontinenentit do të ndikohet nga moti i qendrueshëm ndikuar nga kthjellime e vranësira kalimtare si dhe rënie temperaturash në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë