Pavarësisht kushteve të vendosura, Gjermania e shikon pozitivisht ecurinë e Shqipërisë drejt  hapjes së bisedimeve për anëtarësimin në BE. Nga Lezha, ambasadori gjerman Peter Zingraf vuri një afat 6 mujor që vendi ynë mund të plotësojë kushtet tona.

Pyetje: Gjykata Kushtetuese reforma zgjedhore dhe Gjykata e Lartë janë kushte që ka vendosur Gjermania që Shqipëria duhet ti miratojë përpara Konferencës Ndërqeveritare të BE. Mendoni se Shqipëria do ti bëjë këto në një kohë kaq të shkurtër?

Zingraf: Në fakt unë mendoj pozitivisht lidhur me këtë. Pasi nuk ka një moment fiks për konferencën e parë të anëtarësimit, mendoj që një afat realisht do të ishte 6 muaj nëse do të shikonim në të shkuarën e proceseve të Integrimit. brenda këtij afati mund të arrihet në gjera të rëndësishme të themi zënia e pozicioneve në gjykatave është në rrugë të mirë edhe reforma zgjedhore nëse do të arrije të eci mbarë besoj se do të jenë premisa të mira për të ecur më tej.

Pyetje: A është e kënaqur Gjermania që për reformën zgjedhore të implementohen vetëm rekomandimet e OSBE/ODIHR, por kujtoj që opozita në kuvend kërkon ndryshimin në sistem, por mazhoranca është kundër. A do te realizohet ?

Zingraf: Sigurisht që besimi i zgjedhësve në proces zgjedhor të ndershëm dhe luajal është i rëndësishëm ndaj dhe reforma në sistemin zgjedhor si dhe konsensusi që duhet arritur në vend është po kaq i rëndësishëm. Se si do të bëhet kjo, kjo i mbetet institucioneve shqiptare, ka disa elementë që janë të rëndësishëm në këtë kontekst janë kushtet e Bundestagut gjerman, që ende nuk janë të BE-së, pasi për to në fund të fundit duhet të vendosë Brukseli, por nëse mbetemi tek këto kushte është faktori kohë që është mjaft i rëndësishëm, dhe nëse kërkojmë të zhvillojmë një proces zgjedhor të logjikshëm dhe ët arsyeshme atëherë duhet të krijojmë një bazë ligjore të përshtatshme për të arritur deri këtu./OraNews/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re