Ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të dekretuar një person tjetër në rolin e kryeministrit, të cilin e mbante Albin Kurti. Analisti Ben Andoni ka folur për Fax News duke thënë se në atë vendim kishte një arsye pasi u mor relacion nga Komisioni i Venecias.

Megjithatë, thekson se Albin Kurti duhet të zgjaste veten në krye të ekzekutivit për të treguar forcën politike.

“Unë besoj që ka një lloj arsye brenda vendimit të Gjykata Kushtetuese të Kosovës se është marrë dhe relacion nga Venecia. Gjatë kësaj kohë, ka pasur kohën e mjaftueshme për të gjykuar. Është e vërtetë që e ka futur Kosovë në ngërç të jashtëzakonshëm për arsyen të vetë ligjit elektoral kosovar ku palët që fitojnë nuk kanë diferencë të madhe me njëra tjetrën. Por problemi më i madh është në Kosovë për herë të parë u provua një forcë politike nga e cila njerëzit besonin shumë dhe besoj jemi para zgjedhjeve të parakohshme dhe Vetëvendosja do e ketë mundësinë ta tregojë veten, por në këtë moment duket që Vetëvendosja ka nuk po di ta lexojë siç duhet vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sido që të jetë vendimi, një forcë politike duhet ta respektojë sepse tregon përballjen me shtetin.

Kuptohet që pakënaqësia e Vetëvendosjes është e madhe dhe nga denduria e informacionit kupton se janë të paqartë, por leximin kanë ditë që e kanë bërë. Ata janë përgatitur indirekt edhe për protesta, është gjëja që Vetëvendosja di të bëjë më mirë. Mbështetësit e saj ishin të etur të tregonin veten në pushtet dhe ishte momenti që kryetari i tyre, Albin Kurti duhet të tregonte që ishte politikan, me sensin që duhet të zgjaste veten në krye të ekzekutivit të Kosovës me çdo kusht që të tregonte sa më shumë aftësitë qeverisëse të forcës së tij politike”, tha Ben Andoni.

Analisti shtoi se njerëzit kreu i Vetëvendosjes bëri veprimin e duhur dhe njerëzit gjenden para një paditurie të madhe.

“Ishte shumë e vështirë se Kurti bëri gjënë e duhur që për mendimin tim duhet ta shtynte pak në kohë. Ai ka filluar pastrimin e ndërmarrjeve që kanë asete shtetërore që do të thotë, aty ishin shumë militantë të partive, kjo nuk i ka pëlqyer aspak. Edhe retorika e ashpër dhe pozicioni që mbajti me dialogun ishin elementë që folën kundër tij dhe u shfrytëzuan nga partitë kundër tij.

Të gjithë njerëzit janë para një paditurie të madhe se askush nuk është gjendur në pozitën e Kurtit. Për mendimin tim, duhet të ishte shumë më i tërhequr dhe ta bënte ngritjen e vet pak nga pak, megjithëse mendoj se prap do e pengonin”, tha Andoni.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re