Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se të hënën do të depozitoje kallëzim penal ndaj kreut të KED Ardian Dvorani.

 

Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, Meta deklaroi se Dvorani ka shkelur hapur detyrën në lidhje me vakancat në Kushtetuese.

 

“Së pari jam i gëzuar për fillimin e funksionimit të gjykatës kushtetuese. Së dyti, dëshiroj t’ju bëj të ditur vendimin tim si president i republikës dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si president i republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i KED, me adresë Gjykata e Lartë Tiranë. Unë president i Republikës dhe Kryetar i Shtetit akuzoj Ardian Dvoranin për këto vepra penale: Shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore. Baza ligjore Kushtetuta e Republikes se Shqiperise.”

 

Duke iu referuar Kushtetutës, Meta tha se verimet e Dvoranit kanë sjellë pasoja të pariparueshme në sistemin e drejtësisë dhe kanë ulur besimin e publikut tek Gjykata Kushtetuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re