Skip to content

Kushtetuesja nuk e shkarkoi Ilir Metën, ja reagimi i Bashës

Kryetari i PD Lulzim Basha përpara se të hynte brenda Parlamentit është pyetur nga gazetarët nëse ka koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk shkarkoi nga detyra Ilir Metën. 

Basha nuk bëri asnjë koment për këtë çështje, por u shpreh se theksi i Partisë Demokratike është skandali i inceneratorëve.

“Nuk kam asnjë koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse nuk është vendim i cili komentohet. Por për ne, për Partinë Demokratike theksi edhe sot edhe nesër dhe deri në zbardhjen e plotë dhe vënien para përgjegjësisë të skandalit më të madh korruptim, skandalit të inceneratorëve, është edhe mbetet prioritet kryesor”, deklaroi Basha.