Skip to content

Kushtetuesja pezulloi ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët, Vasili: Rripat e Parlamentit në vend që të bënin debat, u sollën sikur do ndanin dardhat dhe kumbullat e hajdutllëkut

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetin social “facebook”  , reagoi në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ratifikimit  të marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Vasili u shpreh ashpër ndaj kreut të qeverisë dhe ligjvënësve në Parlament duke i cilësuar si “kryealabaku dhe deputetë alabakë”.

Ai shtoi se meqenëse “rripat e Parlamentit e kaluan me vrap në vend që të bënin debat të thellë, Rama dhe deputetët u sollën me Shqipërinë sikur do ndanin dardhat dhe kumbullat e hajdutllëkut”

“Kryealabaku Kryeminister, alabakë deputete!

Pezullohet nga Gjykata Kushtetuese ratifikimi i marreveshjes me Italine per emigrantet e paligjshem nga Afrika.

Meqenese keta rripat e parlamentit e kaluan me vrap si idioter neper Komisione qe ta votonin me urgjence ne Seance Plenare.

Ne vend te benin nje debat te thelle dhe dinjitoz Kryealabaku Rama dhe alabaket deputete u sollen me Shqiperine sikur do ndanin dardhat dhe kumbullat e hajditllekut”, shkroi ai në Facebook.

“”