Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi të shqyrtojë kërkesën e 28 deputetëve të opozitës për të pezulluar masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Pollos, sot Gjykata Kushtetuese dështoi, pasi nuk përmbushi funksionin e saj bazik, të qartësojë kufirin e kompetencave mes organeve shtetërore.

Ai e konsideron si “budallallëk” arsyen që Kushtetuesja paraqiti, që 1/5 e deputetëve nuk legjitimohen për kërkesë.

“Gjykata Kushtetuese sot dështoi! Ajo nuk përmbushi funksionin bazik të sajin: të qartësojë kufirin e kompetencave mes organeve shtetërore. Në rastin konkret mes Kuvendit të Republikës dhe Prokurorisë së Posaçme.

Arsyeja që paraqiti (1/5 e Deputetëve nuk legjitimohen për kërkesë) është budallallëk me brirë: kush mund t’a vërë në lëvizje Gj. K.? Qeveria apo Kuvendi që dominohen nga e njëjta parti. Pastaj në dekada Gj. K. ka pranuar kërkesa të ngjashme nga deputetë për çështje  nga më të ndryshmet. Deri ditën e sotme kur moralisht abrogoi vetveten”, shkruan Pollo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re