Skip to content

Kushtetuesja rrëzoi pjesërisht ligjin, studentët e mjekësisë: Do presim vendimin përfundimtar për të vendosur si do reagojmë. Jemi gati të mbushim sheshet për të drejtat tona

Gjykata Kushtetuese rrëzoi pjesërisht ligjin e qeverisë për studentët e mjekësisë, i cili i detyronte këta të fundit të punonit të paktën 5 vite në Shqipëri për të marrë diplomën.

Kushtetuesja kërkoi uljen e afateve, ndërsa studentët janë shprehur se ata po presim vendimin përfundimtar për të vendosur se si do të reagojnë.

Ata janë shprehur se janë gati të mbushin sheshet  për plotësimin e të drejtave të tyre.

“Kemi kërkuar të na dëgjojnë dhe të bëjmë konsultime, kjo nuk u bë. U kalua me procedura të përshpejtuar dhe vendosën pa na dëgjuar.

Falenderojmë avokatët, pedagogët dhe mediat. Ka qenë situatë e vështirë për ne, por ne nuk do të ndalemi me kaq.

Po presim vendimin përfundimtar, që më pas të vendosim se si do të reagojmë. E kemi thënë që jemi të mbushin sheshet, nëse nuk na plotësohen të drejtat” u shpreh një prej studentëve.

“”