Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar së fundmi mbi shfuqizimin nga Gjykata Kushtetuese të nenit në Kodin Penal, që i lejonte policisë së regjimit burgosjen e protestuesve, me arsyetimin e “protestës së paligjshme”.

Në reagimin e tij, Meta shprehet se “si në asnjë vend tjetër demokratik, Kuvendi i Shqipërisë i kontrolluar nga regjimi, refuzoi zbatimin e këtij vendimi, duke mos ndërmarrë hapat për ndryshimin e Kodit Penal”.

Më tej ai thekson se ditën e sotme (2 tetor), në Komisionin e Sigurisë Kombëtare do të diskutohet propozimi i deputetëve të Partisë së Lirisë, të cilët kanë kërkuar ndryshimin e Kodit Penal, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i Metës

Gjykata Kushtetutese e Republikës së Shqipërisë, në datën 4 maj 2021 vendosi shfuqizimin e nenit në Kodin Penal, që i lejonte policisë së regjimit burgosjen e protestuesve, me arsyetimin e “protestës së paligjshme”.

Si në asnjë vend tjetër demokratik, Kuvendi i Shqipërisë i kontrolluar nga regjimi, refuzoi zbatimin e këtij vendimi, duke mos ndërmarrë hapat për ndryshimin e Kodit Penal.

Ditën e sotme, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare do të diskutohet propozimi i deputetëve të Partisë së Lirisë, të cilët kanë kërkuar ndryshimin e Kodit Penal, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko