Gjykata Kushtetuese pritët të dalë me nje vendim sot në orën 15 e 30 minuta për masën e sigurisë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

kkushtëtuësja ka ftuar gazetarët për një komunikim më kryetaren e Gjykatës Kushtetuse, Holta Zaçaj për këtë çështje.

Pak ditë më parë 29 deputetë të Partisë Demokratike kërkuan nga gjykata pezullimin dhe shfuqizimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj Berishës detyrim paraqitje.

Sipas tyre prokuroria para së të vendos të këtë masë sigurie duhej të kërkonte autorizimin e parlamentit pasi Sali Berisha si deputet është i mbrojtur më imunitët.

Deputetët e opozitës dje i kanë kërkuar zyrtarisht gjykatës që të marrë një vendim për këtë çështje para së parlamenti të mblidhët për të pranuar kërkesën e prokurorisë për t’i hequr imunitetin Sali Berishës e për të zëvëndësuar masën e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie ose arrest më burg. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re