Holta Zacaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka folur për mediat italiane, rreth vendimit të këtij institucioni për të pezulluar marrëveshjen e firmosur nga Rama dhe Meloni për refugjatët e Italisë, që këta të fundit të strehohen në Lezhë.

Në një prononcim për “Corriere della Sera” Zacaj është shprehur se vendimi është marrë për shkak se legjislacioni shqiptar e ndalon që GJK të verifikonte ligjshmërinë, nëse kjo marrëveshje do votohej në Kuvend. ““Sepse pas ratifikimit, Gjykata – sipas rregullave tona – nuk mund të kontrollojë më legjitimitetin ose jo të marrëveshjes. Dhe ankimi ngre dyshime për kushtetutshmërinë e protokollit”- theksoi Zaçaj.

Kryetare, të sqarojmë ndërkohë pyetjen: a i thotë Gjykata Kushtetuese “jo” marrëveshjes Romë-Tiranë?
“Jo. Procesi që çon në ratifikimin e marrëveshjes është pezulluar pasi mbi një e katërta e deputetëve shqiptarë na kanë kërkuar të kontrollojmë kushtetutshmërinë ose jo të protokollit të nënshkruar mes dy vendeve.

Ne kemi vlerësuar se ankesa i plotëson kriteret e pranueshmërisë dhe sipas rregullores sonë kjo sjell automatikisht ndërprerjen e procedurave parlamentare për ratifikimin. Por dua të sqaroj: ne nuk kemi hyrë në brendësi të protokollit të nënshkruar”.
Çfarë kontestojnë tridhjetë deputetët?

“Në thelb dy aspekte. E para: mosrespektimi i pretenduar i procedurës së negociatave dhe nënshkrimit. Sipas tyre, kjo lloj marrëveshje ka nevojë për autorizimin e presidentit pasi prek çështje territoriale. Shkurt, për ta nuk mund të jetë një marrëveshje mes qeverive, por mes shteteve”.

Dhe aspekti i dytë?

Sipas tyre, protokolli mund të çojë në shkeljen e të drejtave të njeriut.

Pse nxitet pezullimi automatik i procesit parlamentar?

“Sepse pas ratifikimit, Gjykata – sipas rregullave tona – nuk mund të kontrollojë më legjitimitetin ose jo të marrëveshjes. Dhe ankimi ngre dyshime për kushtetutshmërinë e protokollit”.

A do të hyjë Gjykata në seancën e 18 janarit në themel të marrëveshjes Rama-Meloni?

“Na kërkohet një gjë e tillë, duhet të shqyrtojmë në detaje protokollin për ato dy pika të ngritura nga një e katërta e Kuvendit të Shqipërisë. Por e përsëris përsëri: ne nuk kemi hyrë vërtet në këtë çështje”. Ka nga ata që i frikësohen lëvizjeve të opozitës për t’ju detyruar të shtyni vendimin. “Dy palët do të duhet të dërgojnë dokumentacionin brenda datës 4 janar 2024. Dhe nga dita e ankimimit (6 dhjetor 2023) kemi maksimum tre muaj për të marrë vendim. Në rastin konkret do të thotë se deri më 6 mars 2024, Gjykata duhet të thotë nëse marrëveshja është legjitime apo jo”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re