Presidenti Ilir Meta rithekson edhe njëherë se asgjë e mirë nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar “Ligji për Referendumin”.

Sipas Kreut të Shtetit, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk mund të ndryshohet kurrsesi, as nga 140 deputetë të ligjshëm.

“Asgjë e mirë, e sigurt, e qëndrueshme, afatgjatë dhe europiane nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar “Ligji për Referendumin” dhe pa u bërë edhe një ndryshim në Kushtetutën e Republikës:

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mund të ndryshohet kurrsesi, as nga 140 deputetë të ligjshëm. Çdo ndryshim duhet të bëhet vetëm me REFERENDUM””, thekson Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re