Kostitucionalistja Aurela Anastasi komentoi në Euronews Albania premtimin e zotit Lulzim Basha, se nëse vjen në pushtet do të nisë hartimin i një kushtetute të re.

Zonja Anastasi theksoi se ne nuk e kemi ende të qartë idenë e zotit Basha, pasi kemi shumë nevojë që të mësojmë qëllimin.

“Kemi nevojë akoma që të mësojmë qëllimin, nuk është shprehur qëllimi dhe të mësojnë pjesën kryesore të legjitimit që është mënyra sesi do hartohen, diskutohet dhe do miratohet kjo kushtetutë e re”, u shpreh ajo.

Zonja Anastasi tha se në vende si Shqipëria, nuk ka probleme në përmbajtën e ligjeve sesa në moszbatimin e tyre.

“Unë do të thosha që ndonjëherë kushtetutat në shtete si Shqipëria që karakterizohen nga demokraci me probleme, nuk vuajnë nga përmbajtja e tyre në vetvete, vuajnë nga moskuptimi i mirë, nga mos vullneti për ta zbatuar atë, nga një performancë e ulët e institucioneve në zbatimin e saj, deri në mos zbatim të saj”, tha ajo.

Sipas saj, më shumë është e nevojshme që të forcohet ndërgjegjja juridike e politikanëve, operatorëve politikë dhe pastaj ndërgjegjja juridike e qytetarëve.

Ajo nënvizoi se Shqipëra vuan nga mos-kultura juridike. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re