Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur se kushtëzimi i arsimit të mund të bëhet vetëm nga kritere aftësie, teksa iu referua projektligjit të hartua nga PS që i ndalon studentët e Mjekësisë të ikin nga vendi.

“Lëreni partinë! Po miratoni një ligj që e ka fuqinë 5 vite”, iu drejtua ai deputetëve të PS, në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Ndërsa theksoi: “Zemra e problemit është pagesa, lërini përrallat.”

Petrit Vasili: “Ne kemi të qartë në Kushtetutë që thotë; arsimi i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie. Kushtetuta e Shqipërisë nuk lejon asnjë hapësirë për kushtëzim tjetër. Po hajde të ndërronim një herë vendin? Po ta kishte bërë ky krahu tjetër këtë gjë? Si mund të krijojmë një ishull, që ti që vazhdon mjekësinë mban disa barra të renda, se ai që mbaron Stomatologji nuk i ka këto kufizime.

Në të gjithë botën, se ju e dini mirë, ajo Gjermania e ka hallin se nuk duan më studentët të vazhdojnë mjekësinë. Se është arsimimi më i gjatë në të gjithë globin. S’ja paguan shteti fjetjen atyre.

Taksat i kemi detyrim t’i paguajmë. Do paguajnë t’i mbajnë fëmijët në shkollë, do paguar dhe tarifat. Ndërroni vendin, hajdeni në vendin tonë. Lëreni partinë! Po miratoni një ligj që e ka fuqinë 5 vite. Ky është vizioni? Zemra e problemit është pagesa, lërini përrallat. Njerëzit kanë dalë në rrugë se duan sa pagat e Kosovës”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re