Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të flasë për mediat për kushtin që iu vendos nga homologu i Kosovës, Albin Kurti se do ta takojë atë në Prishtinë, por vetëm nëse realizohet mbledhja e dy qeverive dhe jo per takim kokë më kokë.

Rama konfirmoi se të enjten do të jetë në Prishtinë, në kuadër të turit Ballkanik në kuader te procesit te Berlinit.

Kryeministri Rama u shpreh se për turin që do nisë në Ballkan do flasë nesër(enjte) nga Prishtina, por pa dhënë detaje të tjera për takimin me Albin Kurtin.

“Jam këtu vetëm për këtë vendim. Sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe turit, do të flasë kur është koha për të folur që është; nesër në Prishtinë!”, tha Rama.

Gjatë ditës së sotme kryeministri kosovar, Albin Kurti deklaroi se do të takohej me homologun e tij vetëm për mbledhjen e qeverisë. “I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit.

I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti sot në një konferencë për mediat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re