Regjisori Emir Kusturica deklaroi se vendet perëndimore duan të shfuqizojnë Rusinë dhe ta fshijnë atë nga faqja e dheut dhe se propaganda e tyre ka për qëllim diskreditimin e palës ruse dhe denigrimin e gjithçkaje ruse.

“Është interesante se kur ata bombarduan Serbinë, viktimat tona u quajtën ‘dëme kolaterale’”, tha Kusturica për Izvestia.

Ai shtoi se është rritur në një botë ku ishte vazhdimisht në luftë, që të kujton Vietnamin, Irakun, Sirinë, Afganistanin, Libinë.

“Qëllimi i gjithçkaje është të fshijë rusët dhe serbët nga faqja e dheut. Ky është qëllimi përfundimtar i Perëndimit,” vuri në dukje Kusturica.

Ai theksoi se në një situatë ku populli rus dhe serb po përballet me hipokrizinë e hapur të Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve perëndimore, është e nevojshme të mbahen fort pas rrënjëve të tyre.

“Rusia duhet të jetë e gatshme për të marrë masa për të mbrojtur veten në të ardhmen. Është duke u zhvilluar ristrukturimi i botës unipolare”, tha Kusturica.

Edhe pse personalitet i njohur në artin e kinemasë, Kusturica, i ushqyer me mite nacionaliste në mënyën më të rëndomtë, shfaqet i rëndomtë dhe në qasje të tilla të një niveli kaq të ulët mendimi, me delir madhështie dhe mani persekucioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re