Në qarkun e Durrësit janë hapur kutitë e parë për preferenciale të kandidatëve. Vihet re menjëherë një numër shumë i madh votash për Edi Ramën, i cili ka marrë 64 vota dhe që ndiqet në listën e PS-së nga Lefter Koka me 24 vota.

Sa i përket Partisë Demokratike kryeson në këto kuti të para, Rezeart Tusha me 186 vota, ndërsa kryesuesi i listës Edi Paloa ka 51 vota, më pak se numri 2 Agron Duka me 56 vota.

Ky qark pati surpriza në kutitë e fundit që ishin për të numëruar , ku PS  ka arritur që të marrë mandatin e 8-të nga LSI, me 56 vota më shumë duke e lënë atë pa asnjë mandat.

Ndërkohë që në LSI shifrat janë ende të papërfillshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re