Sot në Kuvajt u ekzekutuan 7 persona, që është ekzekutimi i parë që nga viti 2017 në vendin e Gjirit, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria në deklaratën e saj bëri të ditur se 7 të ekzekutuarit ishin të dënuar për vrasje me paramendim.

Në mesin e të ekzekutuarve me varje ishin dy gra, njëra nga Etiopia dhe tjetra nga Kuvajti, tre shtetas të Kuvajtit, një sirian dhe një pakistanez.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re