Kuvajti bëri të ditur qëndrimin e tij të vendosur se Izraeli duhet t’i japë fund dhunës ndaj popullit palestinez dhe pushtimit të territoreve palestineze.

Sipas agjencisë kuvajtiane të lajmeve KUNA, përfaqësuesi i përhershëm i Kuvajtit në Kombet e Bashkuara, Mohammad al-Sawag, gjatë fjalimit të tij në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha se palestinezët kanë të drejtën e vetëvendosjes.

Siç theksoi ai, e drejta për vetëvendosje është një nga parimet më të rëndësishme sipas OKB-së, duke theksuar se Kuvajti ende mbron qëndrimin që këtë të drejtë e kanë edhe palestinezët.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se është e nevojshme të zbatohen rezolutat ndërkombëtare që kërkojnë që Izraeli të tërhiqet nga të gjitha territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, në mënyrë që palestinezët të mund të krijojnë një shtet të pavarur në tokën e tyre, kryeqyteti i të cilit do të ishte Kudsi Lindor.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re