Kuvajti ka pezulluar përkohësisht fluturimet drejt Irakut pas sulmit ndaj aeroportit ndërkombëtar në Bagdad.

Aviokompania “Kuwait Airways” në një deklaratë me shkrim pas sulmit me 6 raketa në orët e mëngjesit të 28 janarit kundër pjesës civile të aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e kompanisë, thuhet se në përputhje me udhëzimet e Administratës së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Kuvajtit, është vendosur që udhëtimet drejt Irakut të pezullohen përkohësisht.

Ky vendim është marrë për shkak të kushteve aktuale në Irak dhe se udhëzimet e reja nga Administrata e Përgjithshme e Aviacionit Civil do të ndahen me opinionin publik.

Faqja “NasNews” e cila njihet për afërsinë me kryeministrinë dje njoftoi se një sulm me 6 raketa u ndërmor në orët e mëngjesit në pjesën civile të aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit.

Po ashtu thuhet se në sulm është dëmtuar një prej avionëve civil i parkuar i cili nuk kishte njerëz në bord.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re