Princi i Kurorës i Kuvajtit, Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, shpërndau sot parlamentin e vendit dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.

“Bazuar në të drejtat tona kushtetuese, ne vendosëm të shpërndajmë Asamblenë Kombëtare në mënyrë kushtetuese dhe të shpallim zgjedhje të përgjithshme”, tha ai në një deklaratë televizive.

Princi i kurorës tha se dekreti për shpërndarjen e parlamentit do të nxirret në muajt e ardhshëm pas finalizimit të marrëveshjeve të nevojshme ligjore.

“Ne vendosëm t’i drejtohemi popullit që të korrigjojmë rrugën politike”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, princi i kurorës pranoi dorëheqjen e qeverisë dhe i kërkoi asaj të vazhdonte të ushtronte detyrën mes një ngërçi me parlamentin i cili pengonte reformat fiskale.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re