Disa orë para mbledhjes së Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, selia e PD e ka komplikuar çështjen e delegatëve ku sipas tyre 69% e tyre kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Teksa nga Kuvendi i 11 dhjetorit dukej se kjo çështje ishte zgjidhur parimisht pasi deklaronin afërisht të njëjtën shifër delegatësh që kanë nënshkruar.

Për të treguar mbështetjen Lulzim Basha mblodhi krerët e degëve të PD që po punojnë për mbajtjen e Kuvendit në datën 18 dhjetor, ndërkohë për ata që nuk kanë pranuar të angazhohen në këtë proces sekretari i përgjithshëm,  Gazment Bardhi paralajmëroi ndëshkime.

Zëdhënësja e PD lexoi emrat e delegatëve që kanë firmosur për 18 dhjetorin, teksa Sekretari i Përgjithshëm, në emër të mbeshtetesve të Bashës 11 dhjetorin e cilësoi sërish si tubim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re