Kryeministri Edi Rama komentoi edhe arritjen e dakordësisë mes PS dhe opozitës me qëllim që Kuvendit ti kthehet normalitetit.

Sipas Ramës, nuk pati pazare me Sali Berishën dhe ato që janë thënë ditët e fundit janë vetëm broçkulla.

Kryeministri u shpreh se “mazhoranca duhet ta vendosë në komisionin e ligjeve për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfiduat e anëtarësimit në BE dhe reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë”.

“Për vendin ky është një moment kur reformat po japin rezultate. Ky është momenti për të mos u ndalur, për të rritur shpejtësinë duke nxitur një dallgë të re reformash.

Kjo shkon në një linjë me kërkesat e fazës së re të integrimit evropian. Suksesin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e mureve të fundit dhe së paku fjali do të rikthehet në vend të dhunimit të saj.

Rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar. Shumica jonë kuvendore duhet ta vendosë në komisionin e ligjeve për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfiduat e anëtarësimit në BE dhe reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë.

Bisedimet për anëtarësim nuk janë vetëm të qeverisë”, tha Rama.

“U fol për pazare, për trembje të socialisteve nga SPAK. Të gjitha janë broçkulla për të treguar sesa të vështirë e ka një pjesë e shoqërisë e yshtur nga ata që dëgjon dhe ndjek në politik dhe media të kuptojë ose pranojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan  një kapitull të ri. Nëse nuk do donim drejtësi, do i kishim bërë të gjitha pazaret për ta ndaluar. Thonë e bëri SHBA, por e bëri PS, ishte në program që kur ishim në opozitë’”, tha nder te tjera Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re