Skip to content

Kuvendi do votojë më 30 korrik për sistemin zgjedhor, Murrizi: Ja përse kërkojmë ndryshime të neneve në Kushtetutë

Kuvendi do të votojë më 30 korrik ndryshimet në sistemin zgjedhor, të cilat do të miratohen ose jo. Për nismën e kërkuar nga opozita parlamentare, kryeparlamentari Gramoz Ruci përcaktoi se më 30 korrik do të votohet ndryshimi ose jo i sistemit zgjedhor.

Myslym Murrizi ka folur në komisionin e ligjeve duke treguar përse opozita parlamentare kërkon ndryshime të dy neneve në Kushtetutë. “Nisma jonë për të ndryshuar Kushtetutën erdhi si pasojë e dështimit të referendumit të 50 mijë zgjedhësve. Kërkonin ndryshimin kushtetues. Duke parë që KQZ nuk ka kuorumin e 2/3 dhe refuzimi që i është bërë kërkesës së 50 mijë shqiptarëve, ne ndërmorëm këtë hap që bllokon votën e sovranit. Kemi kërkuar ndryshim të nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës, nisur nga rekomandimet e OSBE/ODIHR të 2008. Kohët e fundit kam parë që ata që nuk kanë interes që shqiptarët të zgjedhin artikulojnë artifica, sikur këto propozime janë të stisura. Ata nuk duan lista të hapura dhe sistem të hapur. Nisur nga ato nene të gatuara në prill të 2008, në interes të disave”, tha Murrizi.

Ndërsa Edmond Stojku u shpreh se “Nëse reforma zgejedhore bëhet për të rregulluar demokracinë jemi në rrugën e duhur. Me reformën zgjedhore i japim Shqipërisë drejtësi, prandaj grupi ynë parlamentar do ti japë shqiptarëve demokraci dhe drejtësi pasi ka ardhur koha për ndryshim.”

/faxweb