Një ditë para se të mblidhet kuvendi, përfaqësuesit e 3 degëve të partisë demokratike kanë lexuar emrat e delegatëve që mbështesin 11 dhjetorin.

 

Në mesditë nga selia e PD, dega e PD në Kavajë, vorë dhe Rrogozhinë kanë konfirmuar se shumica e demokratëve mbështesin  Berishën.

 

Publikimi i emrave të delegatëve do të vazhdojë deri në mbledhjen e kuvendit kombëtar, si një rrugë për të bërë transparencën e firmave kundër Bashës.

 

Paralelisht me këtë proces, demokratët që mbështesin Berishën po finalizojnë detajet e fundit të mbledhjes së 11 dhjetorit.

 

Mësohet se kuvendi i PD do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, edhe pse tradicionalisht ky forum është mbledhur në pallatin e kongreseve.

 

Javën e ardhshme pritet edhe publikimi i draft-statutit të ri të partisë demokratike si dhe vendimet që do të merren nga kuvendi në 11 dhjetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re