Skip to content

Kuvendi i 11 dhjetorit/ Spaho zbret në terren dhe nxjerr shifrat nga evidentimi i firmëtarëve

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka qenë dje në Bashkitë Pogradec, Devoll, Maliq për të ndejkur përgatitjet për Kuvendin e PD në 11 dhjetor.

 

Sipas Spahos, rreth 65% e delegateve të Kuvendit të PDSH në këto njësi, kanë firmosur për mbajtjen e tij në datën 11 Dhjetor dhe sipas axhendës së publikuar.

 

Mes të thjerash ai shkruan se delegatë të shumtë i konfirmuan se drejtues të degëve të mësipërme i kanë kontaktuar dhe ju bëjnë presion që të firmosin për aKuvendin e datës 18 Dhjetor.

 

“Dje isha ne Bashkite Pogradec Devoll, Maliq dhe ish komunen Bulgarec per te ndjekur pergatitjet per Kuvendin e PD ne daten 11 Dhjetor.

 

Nga evidentimi i firmetareve emer per emer, rezulton qe deri dje situata paraqitet e tille:Ne Pogradec nga 155 delegate te Kuvendit kane firmosur 101 delegate.Ne Devoll nga 104 delegate gjithsej kane firmosur 68 delegate.Ne Maliq nga 118 delegate kane firmosur 65 delegate. Ne kete Dege 7 delegate nga ata qe nuk kane firmosur ndodhen jashte vendit.Ne ish komunen Bulgarec (pjese e Bashkise Korce) nga 20 delegate kane firmosur per mbajtjen e Kuvendit ne daten 11 Dhjetor, 17 delegate.Ne teresi rreth 65% e delegateve te Kuvendit te PDSH ne keto njesi, kane firmosur per mbajtjen e tij ne daten 11 Dhjetor dhe sipas axhendes se publikuar.

 

Mbledhja e firmave nga delegate qe ende nuk kane firmosur vazhdon. Dje me dorezuan edhe 16 formulare te tjere te firmosur per te mbajtur Kuvendin e PDSH ne daten 11 Dhjetor.Delegate te shumte me konfirmuan se drejtues te degeve te mesiperme i kane kontaktuar dhe ju bejne presion qe te firmosin per antiKuvendin e dates 18 Dhjetor.

Pavaresisht kesaj, qendrimi i tyre eshte i vendosur ne mbeshtetje te Doktor Berishes dhe foltores se tij, per nje PD me te madhe, me te bashkuar dhe me te hapur, per te shkarkuar Lulzim Bashen dhe rrezuar narkoshtetin e Edi Rames”, shkruan Spaho.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë