Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve të saj në vendin tonë, që të shmangin tubimin politik të organizuar për nesër nga Sali Berisha, në Stadiumin “Air Albania”.
Ambasada thotë se në të tilla aktivitete shpesh situatat mund të ndryshojnë në mënyrë të paparashikueshme.
“Një tubim politik është paralajmëruar të zhvillohet në orën 10:00 të datës 11 dhjetor në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë. Ky tubim mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë. Madhësia dhe kohëzgjatja e saktë e mbledhjes së pritshme nuk dihen.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.
Veprimet për të ndërmarrë: Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim; Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj’ Monitoroni mediat lokale për përditësime”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
