Para selisë blu, ish-kryeministri Sali Berisha foli para mbështetësve të tij duke thënë se ndihet më i fortë se kurrë, pas heqjes së imunitetit  të deputetit që i hap rrugë arrestimit të tij.

“Jam pa imunitet, por më i fortë se kurrë. Më i vendosur se kurrë në mbrojtje të kauzës së drejtë të opozitës. Do të triumfojë.

Kjo bandë që qëndron në pushtet do t’i ketë kohërat e numëruara. Rama do të përfundojë si gjyshi i tij Enver Hoxha.

Shqiptarët do të kenë qeveritarët dhe opozitën e tyre siç e meritojnë.

Kjo histori është në zhvillim, por është më krenare pasi nuk mposhte nga agresioni dhe korrupsioni i pashembullt.

Ka të gjithë energjinë për të mbrojtur të drejtat e shtetit ligjor.

Gjithçka që është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime. Vendimet nga alfa te omega janë marrë si hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi dhe ligji. Ju falënderoj për praninë tuaj, mirupafshim”, tha Berisha

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re