Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat u shpreh se vendimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës është antikushtetues.

Ai theksoi se për rastin e Berishës është aplikuar një standard i dyfishtë.

“Qeveria, program për eliminimin e opozitës. Vendimi për Berishën, antikushtetues. Mazhoranca i frikësohet llogaridhënies. Janë aplikuar standarde të dyfishta për deputetin Berisha. Ai është lider i PD-së. Sa i takon mitit të të paprekshëmve, kjo është një përrallë. Nga një anë kemi edhe përshkallëzim të masave të sigurisë, kur nuk ka prova”, u shpreh Meta./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re