Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Besa Shahinit si ministre të Arsimit dhe Sportit dhe emërimin në vend të saj të Evis Kushit.

Më 106 pro, 3 kundër dhe 2 abstenim, deputetët votuan për shkarkimin e Shahinit. Ndërkohë, me 104 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim u emërua Evis Kushi si ministre e Arsimit dhe Sportit.

Evis Kushi është diplomuar në vitin 1997 për administrim-biznes në Universitetin e Tiranës. Në 2008 ka marrë gradën shkencore doktor (PHD) në Ekonomik në Universitetin e Staffordshire në Angli. Dy vjet më vonë mori titullin “Profesor i Asocuar,” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe më pas “Profesor” në Universitetin Bujqësor.

Për më shumë se 23 vite ajo ka punuar si pedagoge në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe për një vit nga 2012-2013 ajo u emërua rektore e tij.

Prej vitit 2013 ajo angazhohet në Partinë Socialiste dhe përfaqësoi si deputete qarkun e Elbasanit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re