Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për taksën për mallrat serbe.

Pas paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar këtë seancë, e cila pritet të mbahet në orën 11:00.

Ditë më parë, deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Kurtit për heqjen e taksës.

Haradinaj ka thënë se “Kurti është një mashtrues i madh publik. Sot mori një vendim të njëanshëm që si duket nuk e ka konsultuar as partnerin që e kanë në qeveri.

Po tingëllon që vet zoti Kurti është si një ‘Coronavirus’ në Kosovë”, kishte thënë Haradinaj.

Kujtojmë se Kurti pak ditë më parë pranoi të hiqej pjesërisht taksa për mallrat serbe, dhe konkretisht ajo për lëndën e parë. Ky vendim ka sjellë reagime në politikën kosovare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re