Skip to content

Kuvendi i Maqedonisë miraton emrin e ri të ketij shteti

Parlamenti i Maqedonisë miratoi me 69 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

 

Miratimi i saj është bërë pa praninë e opozitës dhe vetëm me prezencën e deputetëve të mazhorancës.

 

Kryeministri Zoan Zaev në fillim të seancës parlamentare theksoi se me këtë vendim gjithçka tashmë do të kalojë në duart e qytetarëve.

 

“Para tre ditëve nënshkruam dokument për t’i dhënë fund çështjes tre dekadëshe. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”.

 

Zaev dhe Tsipras ranë dakort pak ditë më parë që emri I ri të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.