Gazetari Roland Qafoku nëpërmjet një lidhje “skype” ka dhënë një intervistë për studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur për Kuvendin dhe zhvillimet aktuale brenda partisë Demokratike.

Qafoku i njohu meritat ish kryeministrit Sali Berisha për organizimin dhe krijimin e një fryme të tillë, por theksoi se ai duhet të kishte liruar garën për të rinjtë.

Ndër të tjera, ai e konsideroi Kuvendin e PD-së, si “jo-zyrtar” sepse gjykata ende nuk kishte dhënë një vendim të forëms së prerë sa i përket çështjes që po trajtohet mbi legjitimitetin e kuvendit të 11 dhjetorit.

Pyetje: Përse e keni konsideruar Kuvendin e PD si fillimin e çarjes së madhe?

Qafoku: Ky kuvend ishte dy planësh. Kur mbaroi Kuvendi të gjithë kanë thënë diçka: Ah sikur të ishte ky kuvend siç ishte edhe PD deri në vitin 2013. Befas ti zgjohesh nga gjumi dhe kupton se ky nuk ishte një Kuvend zyrtar, sepse nuk ka një vendim të formës së prerë. Ky Kuvend nuk ka as mbështetjen e më shumë se gjysmës prej deputetëve të grupit parlamentar.

Më tej unë nuk di një politikan shqiptar apo një forcë politike që t’i ketë gjë “vaj” kur nuk ka marrëdhëniet me SHBA-të. Berisha ka një meritë të jashtëzakonshme sepse krijoi një frymë brenda PD. Nëse gjykata e Apelit i jep të drejtë PD-së zyrtare, çfarë ndodh? Formohen dy parti Demokratike dhe kuvendi rrjedhimisht nuk është i vlefshëm.

Pyetje: Çfarë kosto mund të ketë më tej nxitimi i Berishës për zgjedhjet brenda PD-së?

Qafoku: Tani Berisha aktualisht po sillet si kryetar, mos të bëhemi naive. Ai është një politikan që ka një bilanc të mirë politik. Nuk i mohojmë meritat e tij por në vitin 2022 të themi se Berisha është e ardhmja e PD dhe se të zyrtarizohet si kryetar, kjo është një kërcitje shumë e madhe. Sado aty të kishte prurje të reja apo rikthime të Topallit dhe të Imamit përsëri kjo gjë është shumë e madhe. Berisha ka meritën që i mblodhi, por duhet të bënte një akt kalorësiak dhe t’u thoshte: garoni ju të rinj dhe të reja sepse unë deri këtu arrita.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re