Në prag të nisjes së legjislaturës së re të Kuvendit, përfaqësuesit e ambasadës amerikane kanë zhvilluar disa takime me deputetet e rinj të zgjedhur më 11 maj.
Në një status në rrjetet sociale selia diplomatike në Tiranë rikonfirmon bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.
“Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.”
Në takimin e thirrur në Ambasadën Amerikane ishin përfaqësues nga partia socialiste, partia demokratike dhe partia mundësia. Sipas ambasadës amerikane qëllimi i këtyre takimeve është të kuptojë më mirë se cilat janë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që përfaqësojnë ligjvënësit e rinj.
Po ashtu, rikonformojnë edhe angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-ve për të mbështetur institucionet demokratike të vendit dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërpartiak në funksion të reformave.
