Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, e cilësoi të dëshpëruar lëvizjen e opozitës në Kuvend por edhe jashtë saj.

 

 

Ndërsa në studio diskutohej tema “PD drejt Trashëgimisë”, Muça theksoi se qeveria e Edi Ramës nuk rrëzohet duke ndezur flakadanë në Kuvend, por duke ngjallur shpresë te qytetarët.

 

 

Sipas tij të gjithë drejtuesit në PD nga të gjithë krahët duhet të largohen pasi kanë humbur në zgjedhje.

 

“Këta nuk shkojnë tek njerëzit se nuk kanë njerëz. Po të jetë puna për të ikur këta që janë humbës, këta duhet të ikin të gjithë. Prandaj nuk i thonë doktorit ik këta, se janë të gjithë për të ikur, pasi të gjithë janë humbës. Vetëm Ervin Salianji ka fituar në PD, ka fituar Kavajën, të gjithë kanë humbur”, tha Muça.

 

Sa i përket “Kuvendit Kombëtar” të 2 Dhjetorit të bërë nga “Rithemelimi”, Muça tha se ai ishte kulmi i dëshpërimit.

 

Për Muçën dalja në skenë e Argita Malltezit në Kuvendin Kombëtar, tregon qartë kulmin e dëshpërimit që ka kapur opozitës.

 

“Sipas këtyre lirinë po ua mohon Edi Rama. Meqë ky qen bir qeni po u mohon lirinë ky duhet mundur, nuk mundet duke ndezur flakadanë. Kjo tregon dëshpërim. Kulmi i dëshpërimit është 2 dhjetori. Kulmi i dëshpërimit është të marrësh fëmijën e ta nxjerrësh në Kuvendin Kombëtar, pavarësisht se këta i kishin bërë një fjalim që ti bëje be se Argita ka rrëzuar komunizmin”, theksoi Muça.

/Vizionplus.tv/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re