Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar mbrëmjen e sotme rezolutën në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus.

I pranishëm në Kuvend ka qenë edhe ambasdori i Ukrainës dhe para se të votohej rezulouta, janë mbajtur fjalime nga ana e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës ku të dyja palët kanë rënë dakord për qëndrimin që Shqipëria duhet të mbajë ndaj pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Përmbajtja e rezolutës:

 Duke u bazuar nëKartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumentat e OSBE-së që e kanë pasuar atë, Memorandumin e Budapestit të vitit 1994 mbi Garancitë e Sigurisë lidhur me aderimin e Ukrainës në Traktatin e Mos-përhapjes së Armëve Bërthamore, Marrëveshjet e Minskut të vitit 2014 dhe paketën e masave në zbatim të tyre të nënshkruar në vitin 2015;

 Duke shprehur shqetësim te thellë për faktin se vlerat e bashkëjetesës paqësore mes popujve, demokracia dhe të drejtat e njeriut, të promovuara në Evropë dhe në botë, pas Luftës së dytë Botërore, janë cënuar rendë nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse kundër Ukrainës;

 Në mbështetje të sovranitetit, tërësisëterritoriale dhe zhvillimit demokratik të Ukrainës;

 Në mbështetje të plotëqendrimittëvendeve të tjera në të gjithë botën, që aspirojnë e mbrojnë vlerat demokratike, në përputhje të plotë me politikën e përbashkët të jashtme e të sigurisëtë Bashkimit Evropian, përfshirë vendimet e Bashkimit Evropian për masa shtrënguese;

 Në respekt dhe nën përgjegjësinë të rolit të Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023;

 Duke marrënë konsideratë rrezikun e ndikimit në rajonin tonëtëagresionit rus në Ukrainëme pasojë demotivimin e perspektivëseuroatlantike të rajonit për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë;
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 Dënon me forcë agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe shkeljen e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisëterritoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar, duke shkelur hapur dhe në mënyrë flagrante Kartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, Memorandumin e Budapestit, Marrëveshjet e Minskut, si dhe një sërë dokumentesh të tjerë ndërkombëtarë dhe dypalësh që Rusia ka firmosur me vullnet të lirë.

 Nxit dhe mbështet veprimtarinë diplomatike dhe masat e marra nga qeveria shqiptare, në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës dhe të parimeve tësigurisëevropiane dhe rendit global tëmarrëdhënieve midis shteteve.

 Mbështet sanksionet ekonomike dhe masat diplomatike të ndërmara nga partnerët strategjikë ndaj Federatës Ruse, dhe ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe popullin e saj.

 Bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të forcës nga Federata ruse në Ukrainë dhepër tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga territori i Ukrainës sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

 Dënon me forcë agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës, duke vlerësuar se aktet kundër civilëve të pafajshëm janë krime lufte dhe se shkaktarët e këtij agresioni duhet të përballen me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kuvendi i kërkon Qeverisë që:
 Të vazhdojë angazhimin, në bashkërendim të ngushtë me të gjitha vendet aleate dhe partnere në NATO, BE, KS të OKB, OSBE, KiE, në rajonin e Ballkanit dhe me partnerë të tjerë, në mbështetje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane;

 Të forcojëme prioritet përpjekjet për integrimin evropian të vendit dhe rajonit si mbështetje e pazëvendësueshme për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re