Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur me një minutë heshtje në nder të kujtimit të rreshterit të rënë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku. Kuvendi i Shqipërisë ka nderuar heroizmin e policit, që humbi jetën gjatë të shtënave nga grupi terrorist i serbëve në Banjskë të Zveçanit.

 

Seanca e kësaj të henë nuk parashikon miratimin e ndonjë projektligji dhe pritet të zgjasë katër orë. Deputetët do kenë kohën e tyre në foltore për të shprehur shqetësimet e zgjedhësve të tyre, pas konsultimeve me këta të fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re