Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme plenare me një minutë heshtje në nder të policit, Afrim Bunjaku që u vra nga sulmi i 24 shatorit në veri të Kosovës nga një grupi serb.
Sulmin ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë edhe efektivi Bunjaku e ka dënuar politika shqiptare. Ndërkohë edhe komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kujtojmë që seanca e sotme nuk parashikohet të miratojë ndonjë ligj, pasi është një seancë tërësisht e dedikuar zgjedhësve.