Ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të turit “Opozita në aksion” ndodhet pasditen e kësaj të shtune në Fier, ku e nisi fjalimin e tij duke thënë se Kuvendi Kombëtar i 2 dhjetorit nuk ishte votëbesim për të, por për linjën politike të PD-së në këtë moment historik.

“Takohem me ju në një moment kritik për vendin dhe shoqërinë Shqiptare. Pak ditë më parë, zhvilloi punimet Kuvendi ynë Kombëtar. Në rast se do të pyesni, çfarë ishte Kuvendi i 2 dhjetorit. Ishte një votëbesim për kryetarin e Partisë? Jo! Ishte një votëbesim për linjën politike të PD-së në këtë moment historik. Ajo votë ishte votë për angazhimin e PD në një betejë për kthim për shpëtimin  shoqërisë shqiptare, e demokracisë. Në një betejë pa kthim ku të flasim haptas t’u themi në sy shqiptarëve se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe se ne kemi misionin sublime, rikthimin e votës së lirë shqiptarëve.

Unë mirëkuptoj secilin prej jush, që me shumë të drejtë kemi vërejtje serioze për funksionimin e PD-së, për organizimin e PD, për mobilizimin e PD dhe ne nuk duhet të heqim dorë kurrë nga dhënia e përgjigjes më të mirë të këtyre problemeve. Por duhet të jemi të vërtetë me qytetarët, me Edi Ramën, çfarë do të që të bëjmë ne zgjedhje nuk ka.

Në karrierën time politike nuk jam marrë me një gjë më shumë sesa me zgjedhjet dhe se kushti it ë gjitha kushteve që një shoqëri të votojë e lirë, është vetëm një, që kryeministri të jetë i betuar me veten e vete se cilido të jetë vullneti i qytetarëve, unë do ta pranoj.”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re