Asambleja maqedonase duhet të votojë sot për ndryshimet në
Kushtetutë, të cilat sipas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë parashikojnë një
ndryshim në emrin e shtetit në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Para votimit, i cili duhet të fillojë në mesditë, mediat
maqedonase raportojnë se koalicioni qeverisës ka siguruar shumicën e duhur të
dy të tretave

“Kjo
është një zgjedhje historike dhe patriotike. Ne mund të jemi një brez që ka
marrë një vendim të guximshëm“, tha kryeministri
maqedonas.

VMRO-DPMNE njoftoi se nuk do të marrë pjesë në debat, e as në seancë
plenare.

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, i tha kryeministrit
Zaev se “të gjithë ata që po shkojnë
kundër njerëzve do të përballen me këtë popull”.

“Populli
maqedonas po ndjen dhimbje të brendshme për shkak të emrit dhe identitetin.
Qëllimi është për t’ja thyer shtyllën kurrizore popullit maqedonas”, tha
Mickoski.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re