Opozita e bashkuar do të protestojë sërish këtë ta martë në orën 10:00 para Parlamentit.

 

Mesohet se mbështetës të shumtë si dhe simpatizantë të PD e LSI janë nisur me autobusë e makina private nga rrethe të ndryshme në drejtim të kryeqytetit.

 

Vetë protestuesit kanë pohuar se ata mbështesin kauzën e opozitës dhe se kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria.

 

Policia ia ka refuzuar lejën për protestën opozitës me argumentin se po cënohet jeta e deputetëve por nga ana tjetër kjo e fundit ka deklaruar se protesta është një e drejtë Kushtetuese dhe se nuk ka nevojë që të marrë leje.

 

Në protestat e fundit të zhvilluara nga opozita kemi parë shpesh një situatë të tensionuar ku nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re