Paraditen e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për herë të parë që pas zgjedhjeve të25 Prillit, ku temë kryesore që qëndron në krye të listës, do të ketë atë për shkarkimin e presidentit Meta.

Senacës së sotme që do të nisë në orën 10:00, i parapriu dje konferenca e kryetarëve, dhe mbledhja e 50 firmave të deputetëve për shkarkimin e Metës, nga 35 që e parashikon ligji.

Muaji Maj do të jetë i mbushur plot me seanca, pasi konferenca e kryetarëve vendosi dje datat e tyre, që janë 4, 6, 13 dhe 20 Maj, ndërkohë që socialistët shprehen të vendosur për shkarkimin e Metës.

Në seancën e sotme në rend dite janë futur për votime mes të tjerave edhe disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti si dhe akte normative të qeverisë që lidhen me marrëveshje për sigurimin e vaksinave.

Në një dokument që kanë nënshkruar socialistët, i cili është voluminoz nga përmbajtja, thuhet se shkelja e Kushtetutës nga ana e Metës është e rëndë, dhe ka krijuar ndasi.

“Në periudhën para dhe gjatë fushatës zgjedhore, Meta ka kryer në mënyrë të përsëritur disa akte dhe sjelle që në vlerësimin tonë përbëjnë shkelje të rënda dhe flagrante të Kushtetutës. Këto akte janë bërë shkak për ndasi sociale dhe politike dhe nuk i kanë shërbyer interesit të përgjithshëm të popullit, Këto aktet konsistojnë në sjellë dhe mesazhe publike të tij në kundërshtim me parimin e unitetit. (…)

Meta nuk ka garantuar unitetin publik, ka nxitur në terma të tilla të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të partive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët, duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes dhe lirinë personale deri në kryerjen e konflikteve me armë dhe humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve duke përfshirë vënien në rrezik të jetës se efektivëve të Policisë së Shtetit”, thuhet mes të tjerave në dokumentin e socialistëve.

Vetë Meta e ka cilësuar nismën për shkarkimin e tij një shashkë, që kërkon të tërheqë vëmendjen nga zgjedhjet, dhe nga manipulimet që iu ka bërë atyre mazhoranca.

(E.K/Faxweb.al)

loading…

/faxweb