Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për të miratuar dekretet e presidentit për ministrat e rinj të qeverisë Rama.

Por burime për “Panorama” bëjnë me dije se në këtë seancë nuk do të marrë pjesë kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ndodhet jashtë vendit në një mbledhje në Këshillin e Europës, ku do të qëndrojë për 2 ditë.

Ndërkohë mësohet që menjëherë pas kthimit nga Franca, Basha pritet që të mërkurën të mbledhë kolegjin e Kryetarëve dhe kryesinë e re.

Po ashtu në seancën e sotme do të mungojë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj,  i cili ka udhëtuar në Itali për shkak të një humbje të afërt familjare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko