Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar për mediat se si do vijojë aksioni politik i opozitës në seancën plenare.

Duke patur parasysh që herën e fundit, seanca u bllokua pas protestës së opozitës për rrëzimin e Komisioneve Hetimore, Berisha paralajmëroi se e hëna e 30 Tetorit, nuk do të jetë ndryshe.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë dhe nuk do ndryshojë. Ne nuk pranojmë në mënyrë absolute të qëndrojmë në Parlament si opozitë fiktive.”, tha Berisha për gazetarët.

I pyetur se nëse do t’i vijojë mbledhjet me Gazment Bardhin, ai e konfirmoi këtë gjë, duke shtuar se është në koordinim shumë të mirë me të.

“Takime të radhës, patjetër. Jemi në koordinim shumë të mirë”, tha ish-kryeministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re