Kastriot Islami gjatë një interviste për “Fax Neës” ka folur për situatën politike brenda Partisë Demokratike dhe për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Islami Kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim të mblidhet ku do të diskutohet dhe do të merren vendime për të ardhmen e Partisë Demokratike. Kastriot Islami tha se verifikimi i firmave do të bëhet po atë ditë kur do të zhvillohet Kuvendi duke e bërë legjitim këtë proces.

Berisha ka thënë se është çështje e tyre e brendshme për shpallje “non grata”. Berisha ka thënë se kjo është një shpifje deri këtu kemi të bëjmë me një marrëdhënie mes Berishës dhe DASH. Në media ka pasur që Basha ka marrë vendim bazuar në shpalljen non grata, është i papërshtatshëm për tu futur në SHBA. Kjo është më tepër një shpallje për të hyrë në SHBA, nëse Berisha do të shkonte në ambasadën amerikane nuk do të merrte vizën bazuar në këtë përcaktim. Kjo është bazuar në një urdhër të presidentit të SHBA. Basha ka marrë vendim për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Mendohet të jetë mbi 65% e firmave rreth 5 mijë firma që kanë caktuar 11 dhjetorin, datën që u vendos pluralizmi në Shqipëri.

Firmat nuk njihen, ju besoni që janë 4200 firma? “Nuk mund të hedh faull, por duke parë sallat që është mbledhur një numër i konsiderueshëm. Duhet të flasim bazuar në statut, ku thuhet se Kuvendi Kombëtar thirret nga kryetari, kryesia me propozim të Këshillit Kombëtar. Problemi nuk është mes Berishës dhe Bashës por është mes Bashës dhe anëtarësisë që kanë firmosur në bazë të statutit duhet të mblidhen ¼ e firmave që të depozitojë firmat. Firmat mblidhen dhe në ditën e Kuvendit do të formohet një komision që verifikon firmat por edhe të gjithë ata që vijnë. Mbledhja më pas zhvillohet dhe duhet më shumë se gjysma e3 anëtarëve që mbledhja të hapet. Ky verifikim i firmave bëhet po atë ditë sepse kështu është e shkruar në statut. Që janë ose jo të ligjshme. Atë ditë janë të gjithë të barabartë si Basha, Berisha dhe anëtarë të tjerë të PD. Më 11 dhjetor është në përputhje me statutin dhe legjitime.

Kuvendi i 18 dhjetorit? “Mbledhja e 18 dhjetorit ka disa probleme, para që drejtohet nga Basha ka disa probleme. Nuk e dimë çfarë është vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën nga PD. Nëse është vendim duhet të jetë i shkruar të zbardhet dhe të arshivohet. Në momentin kur është i shkruar gjithmonë ka një referencë. Duhet të përcaktohet kush e ka këtë të drejtë për të përjashtuar Berishën, ish-kryetarin dhe kjo është një defekt shumë i rëndë që ka bërë Basha. Berisha nuk përjashtohet dot me statut. Pretendohet se kjo është bërë nga një kërkesë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ku është kërkesa me shkrim? A është arshivuar, a është zbardhur kjo kërkesë sepse është shumë e rëndësishme duke thënë se është sekrete. Kjo kryesi nuk mund të marrë vendime sepse nuk është e bazuar në statut. Basha duhet t’i referohet statutit të partisë”, tha Kastriot Islami.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re