Pas shumë debatesh, Kuvendi votoi dje dyfishimin e rrogave për deputetëve dhe rritjen në masën 80% të rrogave të ministrave, si pjesë e paketës për rritjen e pagave të të gjithë administratës shtetërore.

votimi-ne-kuvend-745x450

Panorama ka zbardhur si kanë votuar deputetët e opozitës, të cilët bashkuan votat me mazhorancën.

Janë 24 deputetë të cilët votuan pro, ku shumica e tyre janë pjesë e Partisë Demokratike, ndërsa deputetët që mbështesin Sali Berishën nuk ishin të pranishëm. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe deputetët e Partisë së Lirisë.

Pro rritjes së pagave kanë votuar edhe Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji e Xhelal Mziu të cilët më parë nuk janë pozicionuar në asnjë grupim.

Tre deputetë, Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda kanë votuar kundër, ndërsa Flutura Açka dhe Elda Hoti kanë qenë në sallë në momentin e votimit, por nuk kanë votuar.

Vihet re që edhe kryeministri Rama nuk ka votuar.

Deputetët e opozitës PRO

Ferdinand Xhaferraj
Ramadan Likaj
Gazmend Bardhi
Bledion Nallbati
Agron Gjekmarkaj
Xhelal Mziu
Merita Bakiu
Emilja Koliqi
Mesila Doda
Sajmir Koreshi
Kreshnik Collaku
Ervin Salianji
Eralda Bano
Seladin Jakupllari
Shpëtim Idrizi
Andia Ulliri
Jorida Tabaku
Lefter Gështenja
Arbi Agalliu
Helidon Bushati
Zheni Gjergj
Erjola Pampuri
Orjela Nebiaj
Dhurata Tyli

Të pranishëm që nuk votuan

Flutura Açka
Elda Hoti

Votuan kundër

Dashnor Sula
Bujar Leskaj
Petrit Doda

1-22

2-17

3-18

4-16

5-3

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re