Subscribe

76 deputete votuan pro buxhetit dhe paketes fiskale per vitin e ardhshem nderkohe qe 40 deputetet e opozites bashkuan votat kunder vizionit te qeverise per ekonomine e vendit.

 

Diskutimet per ligjet me te rendesishme financiare zgjaten 18 ore dhe mazhoranca e opozita ruajten llogoren e vet politike.

 

Per socialistet buxheti per vitin e ardhshem i pergjigjet sfidave qe ka sjelle lufta ne ukraine duke mbrojtur familjet dhe biznesin e vogel nga rritja e cmimit te energjise e inflacioni.

 

Ndersa per demokratet ky buxhet le pa mbeshtetje familjet perballe rritjes se cmimeve, nuk rriten pensionet, pagat,  nderkohe qe koncesionet do te marrin nga buxheti 120 milione euro.

 

Por ne diten e dyte te debateve per buxhetin, zerat me te forte kritike ishin deputetet socialiste.

 

ERJON BRACE

DEPUTET, PS

 “Buxheti publik duhet te na identifikoje ne si te majte. Te ardhurat dhe rishperndarja e tyre jane thelbi. Une mendoja se pas 9 vitesh duhet ta kishte bere te guxonim me te ardhurat. Tatimet e reja nuk na ndihmojme per kete.”

 

Ne pjesen me te madhe te kohes qe diskutohej buxheti salla e kuvendit ishte pothuaj e boshatisur dhe nje prej deputeteve me me eksperience ne parlament Fatmir Xhafaj e evidentoi nje gje te tille.

 

FATMIR XHAFAJ

DEPUTET, PS

“Debati bardh e zi, që po zhvillohet mbi këtë temë të rëndësishme, reflekton një legjislaturë shpërfillëse që paraqitet më e dobët se kurrë më parë. “

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re