Skip to content

Kuvendi miraton Komisionin që do përzgjedhë anëtarët e KQZ-së, Murrizi ngre pikëpyetje për emrat: Ka nisur shkelja e syrit mes vëllezërve

Kuvendi ka miratuar me shumicë votash ngritjen e Komisionit që do të përzgjedhë anëtarët e rinj të KQZ-së dhe strukturat drejtuese, i përbërë nga mazhoranca dhe opozitat brenda dhe jashtë parlamentare.

Komisioni që do të përzgjedhë anëtarët e rinj të KQZ-së përbëhet Alket Hyseni, Adnor Shameti e Damian Gjiknurin nga mazhoranca, Edmond Stojku dhe Myslim Murrizi nga opozita e re dhe Oerd Bylykbashi i opozitës jashtëparlamentare.

Gjatë seancës nuk kanë munguar as përplaset mes palëve, ku ishte deputeti i opozitës së re Myslim Murrizi ai që tha nga foltorja e parlamentit se po shikon një shkelje syri nga të dyja palët politike për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ.

Sipas tij, lista e emrave është me ish-komisionerë të KQZ nga të dyja palët politike, dhe për këtë shkak procesi është që në nisje i padrejtë

“Nuk dua të paragjykoj, po ndoshta për herë të parë pas 18  muajsh i jap të drejtë Gjuzit, shoh që është një shkelje syri mes dy sivëllezërve se në aplikime kam parë vetëm ish-komisionerë të KQZ dhe funksionarë apo me dakordësinë e tyre shoh që aplikojnë vetëm nga krahu tjetër.

Do të matem mirë për të përzgjedhur në krye të kësaj administrate njeriun më me integritet me karakter dhe burrëror.

Koha e hyzmeqareve e vemjeve  që komandohen me ëhatsapp nuk do të kenë  dakordësinë  time për ta qenë në krye të kësaj administratë. Ajo që shoh është gufasja e të dy palëve të fshehur si struci pas të famshmit këshillit politik, që u shua si vesa para diellit kur firmosi që nuk do hapen listat”, tha Murrizi.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb