Kuvendi miratoi rritjen e pagave për administratën publike. Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, vendimi u miratua me votën pro të 97 deputetëve, teksa 3 votuan kundër.

Nga ky vendim, do të përfitojnë 130 mijë punonjës që janë pjesë e administratës publike.

Në fokus të seancës së sotme plenare në Kuvend është edhe diskutimi dhe votimi i projektligjit , përfshirë deputetët dhe ministrat. Drita jeshile për rritjen e pagave u dha nga Komisioni i Ekonomisë në mbledhjen e së martës.

Gazetarja Esiona Konomi raportoi nga Kuvendi se sipas shifrave, deputetët kanë një rritje 97 përqind të pagave, më e madhja që përfitohet në këtë segment reformues të qeverisë.

“Do të ketë një votim në bllok të disa projektligjeve që mundësojnë rritjen e pagave të të gjithë atyre që paguhen nga shteti. Siç mësohet të dyja grupet opozitare, i Bashës e Alibeajt dhe Berishës kanë vendosur të votojnë pro këtij projektligji duke mos e vënë në diskutim miratimin e tij.“, tha ajo.

Ministrja e financave Delina Ibrahimaj theksoi se fondi për rritjen e pagave do të merret nga rritja e të ardhurave në buxhet si dhe prej rialokimeve. Në total përfitojnë mbi 130 mijë punonjës të administratës dhe efekti në buxhet rezulton se është rreth 39 miliardë lekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re